DERMAROLER – Trajtim për ripërtrim

Dermaroleri është tubë i mbushur me mikrogjilpëra, gjatë trajtimit bëhën mikroshuparje të lehta në pjesën sipërfaqësore të lëkurës e cila shkakton stimulimin dhe prodhimin e kolagenit, elastinit dhe qelizave të reja të shëndosha nga të cilat i mbushin shenjat e fundosura nga aknet, dhe rrudhat në lëkurë.

Tretmane laserike – Clearlift, RF, Q-SËITCH, Dye Laser

Metoda e cila në botë është ashtu quajtur facelifting pa skalpel në thelb është kombinimi i trajtimit laserik për shtërngimin e fytyrës, koreksionit të qeseve të nënsyve, mënjanimin e njollave pigmentale, mënjanimin e kapilarëve të lëshuar, mbushjes së poreve në lëkurën e fytyrës, gjithashtu edhe përmbushjen e rudhave të shfaqura si ato të imta edhe atyre të mesme.

PRP ( Platelet rich plasma) plazma e pasuruar me trombocite

PRP ose plazma e pasuruar me trombocite është koncentrati i trombociteve të njeruit në sasi të vogla të përfituara nga vetë pacienti. Kjo metodë kryhet ashtu që meret sasi e vogël e gjakut e cila vendoset në eprovetë të posaçme e më pas plazma e gjakut pasurohet me aktivatorë special të trombociteve dhe aplikohet te pacienti.

Lifting jo kirurgjikal me mezopenjë

Njëri nga trendet më të reja botërore, është shtërngimi i lëkurës në mënyrë jo kirurgjikale por me përdorimin e mezopenjve me ndihmën e një materiali special, polidioksion i cili kur vendoset në pjesën e sipërme të shtresës së lëkurës e shtërngon dhe e ngre lëkurën e lëshuar.

Mezoterapia – Mezolift

Mezoterapia është përdorimi i acideve hialuronike, vitamineve, antioksidantëve, kolagenit etj. për ripërtirjen e lëkurës në fytyrë, qafë dhe dekoltesë. Qëllimi i mezoterapisë është që të zmadhohet aktiviteti i fibro sipërfaqeve që të krijojë koncentrim më të lartë të kolagenit dhe elastinit si dhe resorpcion të plotë të substancave aktive të cilat ndihmojnë që më lehtë të regjenerohet dhe ripërtrihet lëkura.

Pilingu kristal – mikrodermoabrasia

Me pilingun kristal arrihet hapja e poreve të mbyllura me që lëkura më lehtë mer frymë, stimulim i cirkulacionit, regjenerimi dhe nxitja e funksioneve natyrale të lëkurës si dhe regjenerimit të qelizave.

Trajtime për freskimin, pastrimin dhe mirmbajtjen e lëkurës së fytyrës

Piling kimik – Pilingu kimik paraqet trajtim medicinal me të cilin përmirsohet pamja dhe tekstura e lëkurës, realizohet lëmuarja e rrudhave të holla, të thelluara dhe atyre të mesme, zbehen hiperpigmentacionet, trajtohen shenjat, aknet dhe dëmtimet e tjera të lëkurës të shkakturara nga dielli.

Filera dermale

Firela dermal janë xhele sterile nga acidet hialuronike të cilat injektohen drejtpërsëdrejti nën sipërfaqen e lëkurës me qëllim që të bëhet korigjimi i linjëve të caktuara, rrudhave apo shenjave të lëkurës ndërmjet mbushjes së tyre.

Përmirsime të rrudhave me botok

Trajtimi më i dëshiruar i cili u mundëson që të dukeni 10 vjet më të ri është trajtimi me botoks. Aplikimi i botoksit është metodë shumë e sukseshme e cila aplikohet në dermatologjinë estetike gjatë trajtimit të rrudhave. Përdoret në pjesët e ballit dhe ndërmjet vetullave.